MENU
klinika

Zi për vdekjen e Bush

Ambasada amerikane mbyll dyert në Tiranë

04.12.2018 - 20:55

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur ditën e nesërme si ditë zie kombëtare për nder të ish-presidentit Bush, i cili ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare.

Ambasada amerikane në Tiranë përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, bën me dije se nesër ambasada do të jetë e mbyllur, ndërsa aktiviteti do të nisë rregullisht një ditë më pas.

“Ambasada Amerikane në Tiranë do të jetë e mbyllur nesër, e mërkurë, 5 dhjetor, në nderim të Ditës Kombëtare të Zisë për Presidentin George H.W. Bush.

Do të rifillojmë punën si zakonisht të enjten, 6 dhjetor. Shërbimet konsullore nuk do të ofrohen të mërkurën, 5 dhjetor.

Të gjitha takimet konsullore janë shtyrë për të premten, 7 dhjetor – ju lutemi të kontrolloni adresat tuaja të postës elektronike për më shumë informacion. Faleminderit!”, thuhet në postin e ambasadës.

"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë