MENU
klinika

Didier Deschamps një hap larg rekordit

“Gjenerali i Vogël” që kërkon të bëhet “mbret” i Francës

16.12.2022 - 14:43

Nëse fiton këtë Botëror, Didier Deschamps mund të bëhet i “pavdekshëm”, ose më saktë mund të bëhet “mbreti” i ri i Francës. Gjatë ndeshjes kundër Marokut, në tribunë ishte presidenti Emmanuel Macron, në krahë tij ishte edhe mbreti i Katarit, Mohammed VI, por poshtë tyre ishte mbreti i vërtetë, mbreti i ri i Francës, Didier Deschamps.

Trajneri i “gjelave” është vetëm një hap larg historisë, nëse fiton përballë Argjentinës do të behej trajneri i dytë në Botë që arrin të fitojë dy botërore radhazi, për herë të parë dhe të fundit që ndodhte diçka e tillë daton në 1934-38, por ndryshe nga Pozzo, Deschamps e ka fituar Kupën e Botës edhe si lojtar.

Nëse Deschamps arrin këtë, të fitojë për herë të dytë radhazi Kupën e Botës, do të behet unik, si personi i vetëm që e ka fituar Botërorin, dy herë si trajner, por dhe si lojtar.

Pavarësisht se si shkon kjo finale, Deschamps ka vet në dorë fatin e tij, nëse dëshiron apo jo të vijoj të drejtoj “gjelat”, Zidane nuk i mbetet që tjetër vetëm të përulet përpara “mbretit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka arbitruar dy ndeshje këtë Botëror

Caktohet gjyqtari i ndeshjes finale Argjentinë-Francë


Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”