MENU
klinika

Mustafi: Falë tij, fitova Botërorin

“Unë kosovar dhe ai serb, si më mbrojti Mihajlovic”

16.12.2022 - 19:53

Lamtumirë Sinisa Mihajlovic! Mes anekdotave të shumta që mund të ndihmojnë të kujtojnë një nga personazhet që ka shkruar historinë e kohëve të fundit të futbollit italian, është edhe lidhja e krijuar me Mustafin në kohën e Sampdoria-s.

Djaloshi me origjinë kosovare ka gjetur Sinisa Mihajlovic në stolin e dorianëve. Një situatë e vështirë, të paktën në teori. Por në të vërtetë , gjithçka ka qenë e lehtë.

FRIKA – Pak kohë më parë, mbrojtësi i Levante-s ka folur për marrëdhënien e tij me Mihajlovic. Fjalët e tija, të thëna për televizionin shtetëror boshnjak, kthejnë kohën në vitin 2013, kur mbrojtësi gjerman me origjinë kosovare e ka gjetur veten të drejtohet nga një trajner serb dhe gjaknxehtë.

Në momentin kur futbollisti ka mësuar se Sinisa Mihajlovic do të bëhej trajneri i tij, Mustafi ka pranuar se ka pasur disa shqetësime. “Isha i frikësuar nga ideja. Një gjë normale, unë jam me origjinë kosovare, ai serb…”. Jo saktësisht kushtet më të mira për të ndërtuar një marrëdhënie të qetë.

Mustafi

BOTËRORI – Por realiteti ka qenë shumë më nd ryshe. Një marrëdhënie solide dhe një titull si kampion bote. “Me Mihajlovic kam qenë gjithmonë i qetë, më ka bërë të ndihem i mbrojtur. Falë këshillave të tij të çmuara jam përmirësuar shumë si futbollist. Nga të gjithë trajnerët që kam pasur, besoj se ai ka ardhur në momentin e duhur”.

Dhe serbi e ka ndihmuar gjermanin me origjinë kosovare që të bëhet pjesë e kombëtares gjermane të 2014-ës që arriti të fitonte Kupën e Botës. “Është një trajner gjithmonë i hapur për dialog, i jep forcë skuadrës edhe sepse shpesh e vë theksin te gjërat që nuk shkojnë.

Dhe në fund të sezonit të kaluar me të, kam fituar grumbullimin me kombëtaren gjermane”. Dhe nëse nën qiellin brazilian Mustafi ka ngritur Kupën, një pjesë e madhe e meritës i shkon Sinisa Mihajlovic.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN