MENU
klinika

Nga gjeneral Piro Ahmetaj*

“Serbia e vetëRrezikuar nga riciklimi i luftës me NATO-n”

16.12.2022 - 20:21

Nga gjeneral Piro Ahmetaj*

Bota mbarë po ndjek me zemër të ngrirë luftimet e dimrit të përgjakur në Ukrainë. Kancelaritë perëndimore, Institutet dhe komuniteti i sigurisë/kolegë në Washington, Bruksel, Berlin,  Londër, Paris, sigurisht në Prishtinë, Tiranë, Podgoricë, Sarajevë dhe Shkup po vleresojmë (të zhgënjyer nga z. Vučić) me shqetësim kërcënimet e Beogradit Zyrtar mbi: “ri-kthimin e ushtrisë së Serbisë në kufijtë e sovranitetit të Kosovës të vendosur mbas fitores së fuqisë ushtarake të Aleancës Euroatlantike (NATO/SHBA), mbas rezolutës së OKB-1244 si dhe Marrëveshjes Ushtarake të Kumanovës”!

Gjithësesi, kam heshtur me vetëdije të bëhem pjesë e “tallavasë mediatike” me Pushtetarë dhe Kuvendarë “të emëruar për tu (sh) përdoruar nga superKryetarët e radhës; me opinionist të gjithëditur apo rambo-strategë të (de) graduar duke e shpjeguar “luftën, pra marrëzinë e agresioneve ushtarake në kohët moderne me konceptet dhe parimet e luftës së II-të botërore, në mos edhe më herët”!

Gjithësesi për të vijuar në linjë me ndoshta 100-ra analiza gjatë 30 viteve të para/pas luftës Ballkanike si dhe duke besuar se opinioni mbarëKombëtar ka nevojë kritike për arsye racionale, pse jo dhe optimiste, në vijim po paraqes një analizë strategjike me 8 kërcënimet e Beogradit Zyrtar (kryesisht të ekspozuara pëgjatë vitit 2022),  në radhë të parë ndaj vetëvetes, por edhe ndaj paqes,  stabilitetit demokratik si dhe axhendës së integrimit në BE të 6 vendeve ballkanike:

Rreziku nr 1paranoja e rikthimit me lavdi në vendin e krimeve kundër njerëzimit, si dhe riciklimi i opsionit të luftës edhe mbas humbjes turpëruese (23 vjet dhe 6 muaj më parë), duke kërcënuar zyrtarisht me ndërhyrje të trupave ushtarake ndaj tëresisë teritoriale të Republikës se Kosovës, për më saktë në kufijtë që mbeten nën përgjësinë e KFOR-it qysh prej nënëshkrimit të Marrëveshjes Ushtarake të Kumanovës (09 Qershor 1999) mes palësës fituese/NATO dhe palës humbëse/Serbisë.

Rreziku nr 2, përpjekjet cinike të Beogradit Zyrtar për të testuar kohezionin mes 30 vendeve të NATO-s, të cilat si përgjigje edhe në këtë rast, konfirmuan se: “kur kërcënohet paqa, kufijtë e rendit demokratik dhe interesat Euroatlatike nuk bëjnë kompromise, pavarësisht konstumit perëndimor që është përpjekur të veshë në 10 vitet e fundit z. Vučiç ish-Ministri i Millosheviçit dhe i përkëdheluri i Kremlinit.

Gjithësesi, besoj z. Vučič e kujton në vetë të parë nga “sytë e gjakosur të Millosheviçit” shpresën dhe zhgënjimin për të bllokuar vendimarrjen nga 2 vende të NATO, kur në mesnatën e 23 duke gdhirë 24 Marsi 1999, nga frengjitë e bunkerit presidencial pa produktet e marrëzisë së Tij gjakatare: “Makinerinë kriminale të gjunjëzuar nga fuqia e pakonkurueshme Ajrore e SHBA dhe e Aleancës së Atlantikut të Veriut”. Nga pikpamja ushtarake, shtoj se ZERO kapacitete, jo vetëm kundërajrore,  përfshi Mig-29, etj reaguan në vitin 1999. Po ashtu edhe pse vitet e fundit Serbia shpenzon rreth një Miliarda € për mbrojtjen, ka ZERO këllqe të sfidojë fuqinë ushtarake të NATO-s.

Rreziku 3, reagimi delekuent  i Beogradit (nën ispektimin diskretitues të Ambasadorit Rus!)  ndaj një detashmenti policor për reciprocitetin e targave dhe standartet e sigurisë publike në gjithë territorin, duke ekspozuar  80 % të kapaciteteve ushtarake në kufi të Kosovës si dhe përballë trupave të NATO-s. Prandaj, si rrezik e çmoj edhe bojkotimin nga lista Serbe të Kuvendit, policisë dhe zyrtarëve të angazhuar në institucionet e Republikës së Kosovës, pasi edhe kjo ndërrmarrje “çorri maskën e axhendës perëndimore” të Beogradit dhe në terren u provua si një aventurë e dështuar. Për edhr më keq shërbeu si fuçi me karburant në dobi të krimit të organizuar, kontrabandistëve dhe axhendës së ultranacionalistëve jo vetëm në Serbi.

Rrreziku Nr. 4, fatmirësisht vetë-diskretitimi i Beogradit që pas çdo riciklimi të tensionit në veri të Kosovës akuzon qeverinë e Prishtinës se po kërcënojnë “ekzistencën e pakicës Serbe” si dhe ultranacionalistët shqiptarë si “Fitili i fuçisë së luftës ballkanike“, krejt të ngjashme me ato që Rusia përdori në 2014 e Krime si dhe mbas shkurtit 2022 ndaj sovranitetit të Ukrahinës! Por ashtu si edhe Millosheviçi në 1999, Beogradi zyrtar mori mesazhe të forta  nga Washingtoni & Brukseli duke konfirmuar se: “kurrësesi nuk do të tolerohet  një ndërhyjë me trupa ushtarake brenda terësisë teritoriale të Kosovës” e cila siç e përmendëm, prej Qershorit 1999 mbetet nën përgjegjësinë e NATO-s.

Rreziku Nr. 5,  armatosia  deri në dhëmbë dhe prishja e balancave të fuqisë ushtarake rrezikon paqen si dhe kërcënon interesat e SHBA-ve dhe NATO-s në Rajon. Kjo pasi Serbia shpenzon rreth 1 miliard € çdo vit (ose 2 herë më shumë se 5 vende, RSh, MV, RK, MZ, B&H të marra së bashku) për tu armatosur (kryesisht nga Rusia por edhe Kina) me Tanke, Mig-29, Helikopter luftimi Mi-35, raketa Pantsir-S dhe FK-3, etj ndërsa asnjë nga vendet që ndajnë kufij shtetërore nuk ka pretendime teritoriale ndaj Serbisë!

Megjithatë më duhet ta përmend, që vetëm  SHBA ka demostruar vëmendje të shtuar, duke dërguar në terren përfaqësues të Senatit për: “të ndalur modernizimin e MIG-29, Raketave Pantsir-S, etj” por Beogradi nuk e ka përmbushur duke përfituar edhe nga “burokracia pa timon” e Brukselit.

Rreziku Nr. 6shpërdorimi konstant nga Moska për të shmangur vëmendjen strategjike nga Ukrahina duke nxitur Beogradin për të hapur një front të ri konflikti. Rasti flagrant ishte mbas humbjes turpëruese në Kherson, të vetmin kryeqytet të pushtuar dhe të shpallur “si pjesë të Mëmës Rusi”. Kështu, nuk mbetet më asnjë pikpyetje nëse po përpiqet Kremlini ta manipulojë Beogradin për qëllimet e saj gjeopolitike në Rajon dhe Mesdhe, si e kapur në “në borxh” për bllokimin e Kosovës në OKB, varësia energjitike, linjat e gazit, etj.

Rreziku Nr 7, z. Vučić e kaloi vijën e kuqe të besimit me marrëveshjen e partneritetit strategjik me Rusinë (të nënëshkruar cinikisht në New York) duke e diskretituar Serbinë krah 5 shteteve terroriste. Prandaj, pa u tharë ende boja e kësaj Marrëveshje, si përgjigje morri rezolutën e Parlamentit Europian: “BE të vijojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm NËSE ky vend u përmbahet sanksioneve kundër Rusisë”. Megjithëse duhet ta pranojmë që 10 vitet e fundit z. Vučić ja ka dalë me sukses që: “mbi jelekun antiplumb të Millosheviçit të veshi kostumin e perëndimorit duke dominuar deri diku axhendën personale, Kombëtare dhe ndërkombëtare”. Për rrjedhojë Serbia u ka rrëshqitur përgjegjësive të  krimeve të pushtuesit dhe të bëjë edhe viktimën duke ngritur pikpyetje kritike për aftësitë shtetformuese të Kosovës

Rreziku Nr. 8përpjekjet delirante të z. Vučić, për ta shitur dhe imponuar vetëveten para perëndimit si faktor i vetëm i moderuar përkundër “rivaleve ektremistë” në Beograd, për stabilitetin demokratik dhe të ardhmen europiane të Serbisë. Po ashtu përpjekjen e Tij për “të pirë” nga dy nëna (Moska & Brukseli), si dhe për të luajtur me disa porta ose vende jo-miqësore me NATO-n, të tilla si marrëveshja me Kinën edhe në fushën ushtarake për raketat e gjeneratës së fundit (FK-3), etj. Por edhe kjo qasje është e destinuar të dështojë me turp, ashtu si Millosheviçi mbas Marrëveshjes së Dejtonit.

Në përmbledhje, e përsëris më fortë se: “për sa përsa kohë ka dhe do vijojë të ketë prezencë të SHBA në Kosovë, agresioni ushtarak kundër tërësisë teritoriale, e cila në të njëjtën kohē është nën përgjegjësinë e NATO-s, përveçse aventurë vetëvrasëse e Serbisë mbetet një mision tërësisht i pamundur”.

Po ashtu oshilacionet e Z. Vučić mbi: “Kufijtë e rinj shtetëror dhe trimërimin pas lufte për (mos) njohjet e Kosovës”, kurrësesi nuk mundet ta trembin fuqinë e sprovuar (1999!) të NATO-s, por vetëm rrezikojnë axhendën e integrimit të Serbisë drejt BE.

Thënë këto, rreshtimin i Beogradit Zyrtar si kërcënim ndaj vetëvetes, paqes dhe stabilitetit demokratik ne vendet e Rajonit, si dhe interesave të NATO-s, SHBA & BE, i gjej si një oportunitet strategjik ndaj interesave kombëtare.

Si e tillë, përkundër riciklimit të luftës barbare besoj edhe me fort se paqja mbetet opsion dhe misioni i vetëm, në mënyrë që siguria të perceptohet dhe konsumohet përtej historisë së përgjakshme, në interes të sigurisë së jetës, pronës, prosperitetit të qytetareve, interesave të shoqërive edhe në 6 vendet e Ballkanit ende të pa integruara në BE.

Në shtesë, historia e pas-konflikteve na tregojnë, se marrëveshje Paqe & Stabiliteti (me çdo lloj emërtimi) nuk kanë për të funksionuar, pa shtruar themelet e mirëbesimit reciprok. Krimea, është shëmbull i gjallë, ku arritjet nga Marrëveshja e Paqes-2014, po shpaguhen me gjakun e qytetarëve Ukrainas dhe Rusë.

Me kapacitetin e një eksperti, me eksperiencë në çështjet e sigurisë kombëtare, Rajonit, NATO-s etj, do sygjeroja aktorët dhe strategjistët/kolegët në Washington dhe Bruksel që perspektivën e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ta para-kushtëzojnë me vetëm dy Masa të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave Beogradi dhe Prishtina Zyrtare të “imponohen” se : (1) do të ruajnë balancat e fuqisë ushtarake (me kapacitete ushtarake, Mig, Raketa, etj deri në nivelin që reciprokisht të mos kërcënojnë integritetin teritorial); (2) nuk do të vendosin instalime dhe aktivitete ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësorë), në kufijtë shtetërore mes dy vendeve sovrane si dhe këto dy kushte të monitohen nga USA/NATO/BE, të cilat mbeten faktor kritik për paqen dhe axhendën e integrimit në Rajon.

Nga ana tjetër, do t’i këshilloja vllazërisht faktorët politik të Prishtinës që: “kërcënimet e Beogradit ndaj integritetit të Kosovës, ndaj prezencës së NATO-s, SHBA dhe vlereve perëndimore”, kurrësesi të mos i konsiderojnë me triumfalizëm populist si vetëm si një rrethanë të favorshme por mbi të gjitha një sfidë shtetërore dhe përgjegjësi fisnike për të projektuar dhe ndertuar Kosovën moderne përtej prezencës së NATO-s (që sigurisht nuk mundet të jetë e përjetshme…) ku mbi të qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të ndihen të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin të rolit të Saj nga konsumatore në kontribuese për paqen, stabilitetin demokrartik dhe për integrimin në NATO dhe BE!

Në të njejtën kohë, do të ri-sygjeroja faktorët institucional në Tiranë dhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe përgjegjësive shtetërore duke jetësuar një Patformë Strategjike: “Dy Shtete një Komb” dhe atij “Smart/mënçur” mbi sovranitetin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, duke garantuar SHBA dhe NATO se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon por do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjatë ndërmjet vendeve të rajonit.

Së fundmi, më duhet të konfirmoj, se ashtu si në të gjitha angazhimet në mbi 30 vjet në fushën e sigurisë kombëtare, Rajonit & NATO-s: “mbetem ushtar i Atdheut, më i përkushtuar, më i përulur dhe më i përgjegjshëm  për të kontribuar me experiencë dhe eskpertizë strategjike në mbrojtjen si dhe zhvillimin e interesave Kombëtare në Rajon, Mesdhe dhe më gjerë” !

Ekpert për SK, Rajonin dhe NATOZv/Pesident i Këshillit të Atlantikut, dhe Ish: Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA, Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN