17.12.2022 - 10:46
Prej disa ditësh vendo jonë është përfshirë nga reshjet e shumta, duke shkaktuar kështu problem në disa zona të Shqipërisë, kryesisht në veri.
Mësohet se nga intesiteti i reshjeve të mbrëmjes së djeshme është bllokuar nënkalimi i Fushë Mamurrasit.
Bëhet me dije se kalimi aty nuk mund të bëhet me mjete të vogla.
Sakaq në qarkun e Lezhës raportohet se janë përmbytur 570 hektarë tokë, në Balldre, Tale dhe Gjonëm.