MENU
klinika

"Duan t'ia japin Messit"

Teori konspiracioni, mediat franceze: Argjentina kampione!

17.12.2022 - 15:49

Argjentinë-Francë është një finale unike për të dy përfaqësueset, por humori është i ndryshëm në vigjilje të kësaj përballje. Në kampin alibiçelst ka shumë entuziazëm, të gjithë rreth Messit, ndërsa në kampin francez nuk po gjejnë qetësi, gripi i gamileve, apo viroza që i ka pushtuar ka zbehur jo pak atmosferën.

Në Francë, mediat, kanë shpërthyer në teori konspirative, Rmc Sport, nuk nguron të shkruajë se 7 herë fituesi i “Topit të Artë”, Leo Messi, është i përzgjedhuri për të fituar këtë finale.

Pasi theu mallkimin duke fituar Coppa Amerika, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nuk dëshiron që ylli i PSG të mbyllë karrierën pa trofeun e Kupës së Botës.

Kjo media shton se në këtë Botëror, nga 5 golat që ka shënuar, 3 prej tyre Messi i ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Në një Botëror të vetëm, Argjentina ka fituar 4 penallti, por ndaj Polonisë “pleshti” gaboi.

Edhe në këtë pikë ka pasur diskutime të forta, si në rastin e penalltisë të fituar përballë Kroacisë: “Penallti imagjinare”, u shpreh presidenti i Federatës Kroate. Të forta dhe të drejtpërdrejta ishin akuzat e Pepes:

“Nuk e kuptoj se si një arbitër argjentinas u përzgjodh për të drejtuar këtë sfidë ndaj Marokut. Pas kësaj që pashë sot, më mirë jepjani direket këtë trofe Messit”, shtoi ndër të tjera Pepe. Mediave nuk i kanë shpëtuar as postimet që FIFA ka bërë shpesh në rrjetet sociale duke shprehur dëshirën që këtë Botëror ta fitojë Messi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një ditë para finales së Botërorit

Letra emocionuese e mësueses së parë të Messit


Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”