MENU
klinika

"Last dance" i Messit

Kaos dhe bileta të shtrenjta, të gjithë duan të shohin finalen

17.12.2022 - 17:29

Tifozët e Argjentinës pa bileta po vërshojnë në Katar pasi Presidenti i federatës inkurajoi udhëtimin mes thashethemeve se FIFA shet vende shtesë në Kupën e Botës.

Megjithatë, tifozët e futbollit po përballen me mundësinë që të paguajnë deri në 6 mijë euro për të parë kërcimin e fundit të Lionel Mesit në Katar, pasi ka njerëz që po përpiqen të shesin biletat deri në katër herë më shumë se vlera e tyre fillestare.

Kapiteni i Argjentinës ka konfirmuar se finalja e Kupës së Botës të së dielës do të jetë ndeshja e tij e fundit në këtë turne, çka e ka rritur ndjeshëm çmimin për një ulëse në “Lusail Stadium”.

Përballja do të zhvillohet të dielën në impiantin ultramodern që ka një kapacitet prej 88,966, por shumë më tepër se kaq do të shpresojmë të gjejmë një mënyrë për të qenë atje.

Biletat janë shitur zyrtarisht për momentin, por e përditshmja argjentinase “Clarin” ka raportuar se FIFA mund të vendosë 10,000 bileta në treg që janë kthyer nga federatat e ndryshme.

Çmimi fillestar i një bilete për finalen varion nga rreth 496 paund deri në 1320 paund, por shitja e biletave ka bërë që sportdashësit të detyrohen të sfidojnë xhepat për të siguruar praninë në finale.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”