Me një “letër” djali i madh i Lionel Messit ka dashur të inkurajojë babain e tij dhe skuadrën e Argjentinës për finalen e Botërorit 2022 kundër Francës pasditen e së dielës.
Në “letrën” e bërë publike nga bashkëshortja e Messit, Antonella Roccuzzo, postuar në Instsagram, 10-vjeçari Thiago Messi ka shkruar tekstin e këngës me të cilën argjentinasit festojnë të gjitha fitoret e mëdha që i sollën në finalen e Botës në Katar.
Kënga e dëgjuar shpesh në dhomat e zhveshjes së Argjentinës është kështu: “Kam lindur në Argjentinë, në vendin e Diegos dhe Lionel, fëmijë nga Malvinas (Ishujt Falkland) që nuk do t’i harroj kurrë. Nuk mund t’jua shpjegoj se nuk do ta kuptonit finalet që humbëm, sa shumë qava për to.
View this post on Instagram
Por kjo përfundoi në Maracana, babai fitoi finalen me Brazucas. Djema, tani jemi përsëri të emocionuar, dua të fitoj të tretën, dua të jem kampion bote dhe ne mund të shohim Diegon, në parajsë duke inkurajuar Lionelin.”