MENU
klinika

Kërkon mbështetje për planin me emigrantët e paligjshëm

Rishi Sunak takohet me Theresa May

18.12.2022 - 11:38

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka mbajtur një takim për emigrantët me paraardhësen e tij, Theresa May, si një përpjekje për të siguruar mbështetjen e saj për planin e tij për të tejkaluar krizën e emigrantëve që kalojnë Kanalin e La Manshit.

Në përpjekjet e tij përfshihen edhe rishikimet e ligjeve për skllavërinë moderne, të cilat janë prezantuar nga May. Në vitin 2015, ish-sekretarja e Brendshme solli Aktin për Skllavërinë Moderne për të ndihmuar përafërsisht 10 mijë persona që jetonin në robëri shtëpiake ose që ishin trafikuar për seks. Por këto ligje po përdoren nga shumë emigrantë tashmë për të ndaluar dëbimin e tyre nga Britania.

Javën e kaluar, Sunak deklaroi se tejkalimi i problemit me emigrantët është prioritet. Siç shkruan Daily Mail, ai u zotua për shqyrtimin numrin e kërkuar të kërkesave për azil deri në fund të vitit 2023, për krijimin e një komande të re operacionale të dedikuar dhe për të futur oficerët e Forcave Kufitare në aeroportin e Tiranës sipas një marrëveshjeje të re me Shqipërinë.

Legjislacioni do të hartohet në atë mënyrë që personat që shkojnë në mënyrë joligjore në Mbretërinë e Bashkuar do të ndalohen dhe më pas kthehen në vendin e origjinës.

“Rishi (Sunak) i ka kërkuar Theresa-s (May) që ta ndihmojë që të mbrojë trashëgiminë e saj duke kufizuar abuzimet me ligjin. Theresa (May) e bëri të qartë se nuk do të pranojnë asnjë ndryshim që mund të zvogëlojë mbrojtjen jetike”, ka thënë një burim pranë kryeministrit Sunak për Daily Mail.

Ndërkohë një burim pranë ish-kryeministres May pranoi se ata diskutuan për emigracionin e paligjshëm.

“Ajo dhe Rishi (Sunak) kanë një marrëdhënie të mirë dhe ajo mirëpret disa nga hapat që ai ka ndërmarrë, veçanërisht marrëveshjen me Shqipërinë, dhe ajo do të vazhdojë të ndihmojë ku të mundet”, u shpreh burimi siç shkruan Daily Mail.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk do strehohen në hotele, por në reparte ushtarake!"

Kryeministri britanik prezanton planin për largimin e emigrantëve shqiptarë