Hulumtuesja amerikane Ivana Stradner ka shpërndarë në “Twitter” simbolet e agresionit rus në Ukrainë, të destinuara veçanërisht për Kosovën.
“Me sa duket, shenja “Z” nuk është më e lidhur vetëm me agresionin rus në Ukrainë. “Telegram” rus tani promovon një slogan të ri “Z për Kosovën”.
Ndaj këtij simboli ka reaguar edhe eksperti i sigurisë, Agim Musliu.
“Rusia dhe Serbia janë “nëna dhe bija”. Simbolet e agresionit rus ne Ukrainë, me simbole shtesë edhe për Kosovën. Në veri, ka prezencë ruse këto ditë. Ajo po shtohet në përditë. Edhe të armatosur, struktura paramilitare. Të kontrolluara nga kreu i Serbisë, krimineli Vuçiç. Aleati më i madh i Putinit dhe seherbazi qe e ka vënë një pjesë të Evropës në gjumë. Evropa shpesh ka qenë e tillë. Megjithatë, gjumin ua kemi prish shpesh”.
Tensionet në veri të Republikës së Kosovës janë shtuar që nga koha e vendosjes së barrikadave nga serbët. Kryeministri Kurti ka deklaruar se ka njerëz të armatosur.
Në anën tjetër, për ditën e nesërme, grupe të ekstremit të djathtë serb, të lidhur ngushtë me Federatën e Rusisë, nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, kanë deklaruar se do të vijnë në Jarinjë për ta “çliruar” atë.