MENU
klinika

Akuzohen për shpërdorim detyre dhe vjedhje

Jepet masa “arrest me burg” për dy punonjës të postës

18.12.2022 - 13:09

Gjykata e Tropojës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy punonjës të postës në Bajram Curri që akuzohen për vjedhje e shpërdorim detyre.

Në pranga ra 63-vjeçari me iniciale M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj, ndërsa u shpall në kërkim shtetasja me iniciale Sh. D., 52 vjeçe, banuese në fshatin Shoshan. Ndaj tyre u ngritën akuzat “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë ndaluan shtetasin M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj, si dhe shpallën në kërkim shtetasen Sh. D., 52 vjeçe, banuese në fshatin Shoshan, Tropojë, me detyrë punonjës të Degës Postare Bajram Curri, Tropojë.

Për këta dy shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila iu ka caktuar atyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë u bë ekzekutimi i masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetaset:

Xh. V., 59 vjeçe dhe Ç. Q, 32 vjeçe, banuese në fshatin Paç, punonjëse të Degës Postare Bajram Curri, Tropojë.