18.12.2022 - 13:40
Gareth Southgate do të qëndroj në krye të Anglisë. Eliminimi në çerekfinalet e Botërori solli shumë dyshime në lidhje me të ardhmen e trajnerit të “tre luanëve”, palët nuk ishin të qartë nëse do të vijonin bashkëpunimin.
Më në fund, pas shumë dilemave, Federata Angleze ka dalë me një vendim zyrtare: Southgate do të qëndrojë në krye të Anglisë të paktën deri në “Euro2024”:
“Jemi të lumtur të konfirmojmë se Southgate do të vijojë të jetë trajneri i Anglisë në fushatën tonë për ‘Euro2024’. Southgate dhe stafi i tij ka pasur gjithnjë besimin tonë”, lexohet ndër të tjera në njoftimin e Federatës Angleze të Futbollit.