MENU
klinika

Kurti për “Der Spiegel”

“Vuçiç dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën”

18.12.2022 - 14:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Der Spiegel, ka folur për situatën e krijuar në Veri.

Ai tha se situata e tensionuar në veri është për shkak të “panikut të Beogradit”.

Kurti deklaroi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion Serbisë që të zgjedhë mes “Perëndimit dhe Rusisë”.

“BE dhe SHBA po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, tha Kurti.

Kurti foli edhe rreth kërkesës së Serbisë për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.

“Duket se Vuçiçi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, është shprehur Kurti.

Kujtojmë që sot është dita e nëntë prej kur ka nisur barrikadimi i Veriut. Serbët atje kanë vendosur makineri të rënda e kamionë në shenjë revolte për arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiç./express/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Afrimi i Ramës me Vuçiçin nuk është ‘i shëndetshëm’”

Ligjëruesi amerikan: S’mund të jesh një partner perëndimor…

"Zbatoni marrëveshjet e arritura"

Franca thirrje Kosovës dhe Serbisë


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi