MENU
klinika

Thyhet kordoni policor. KFOR e NATO në gatishmëri

Situata e tensionuar/ Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

18.12.2022 - 15:45

Disa protestues serbë janë përleshur të dielën me forcat policore të Serbisë afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, – në anën e territorit serb – teksa kanë protestuar si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.

Protestuesit kanë thyer kordonin policor, mirëpo zyrtarët policorë më pas kanë formuar një kordon të ri më afër kufirit.

Policia është parë duke e ndaluar një person.

“Kemi ardhur këtu që të tregojmë se atje është toka tonë. Nuk duam të përballemi me njerëzit tanë. Nuk e pranojmë marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë një protestues.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve më 2011.

Në kuadër të këtij procesi, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian janë arritur disa marrëveshje.

Protestuesit mblidhen në anën serbe të Jarinjës, në rrugë vendosen tela me gjemba. KFOR e NATO në gatishmëri

Disa protestues kanë nisur të mblidhen të dielën afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, – në anën e territorit serb – si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.

Protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur, “Kosova është zemra e Serbisë”.

Policia serbe e ka krijuar një kordon në afërsi të kufirit.

Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Sërpska e Bosnje-Hercegovinës.

Në mesin e tyre është edhe Damjan Knezheviq, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia.

“Patrulla Kombëtare” njihet për veprimet e saj kundër emigrantëve, për glorifikimin e kriminelëve serbë të luftës dhe mbështetjen për Rusinë në luftën që zhvillon në Ukrainë.

Organizata është e lidhur me grupin e ekstremit të djathtë “Rusov” dhe grupin paraushtarak rus “Vagner”, të cilin e ka vizituar së fundi në Rusi.

Në disa pamje të publikuara në platformat online, protestuesit dëgjohen duke insistuar që t’i afrohen pikës kufitare, ku shihen trupa të misionit të NATO-s, KFOR.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Krijon kordon me blinda dhe tela me gjemba

KFOR-i vendoset në Jarinjë për shkak të tubimit të serbëve


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi