MENU
klinika

Nelinda Piñon

Ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur braziliane

18.12.2022 - 18:54

Ka vdekur në moshën 85-vjeçare, shkrimtarja dhe gazetarja, Nelinda Piñon, librat e të cilës u përkthyen në më shumë se 30 vende.

Ajo do të mbahet mend si gruaja e parë që u zgjodh në postin e presidentes së Akademisë Braziliane të Letrave (ABL) dhe u nderua me shumë çmime.

“Nelinda Piñon vdiq sot (dmth dje të shtunën) në një spital në Lisbonë. Shkaku i vdekjes së saj ende nuk është përcaktuar”, tha shtëpia botuese Record në një njoftim për shtyp.

Nelinda Pinion, emri i saj i parë është një anagram i gjyshit të saj, Danielit. Ajo botoi rreth njëzet vepra, midis tyre romanet Shtëpia e pasionit (1972), Fuqia e fatit (1977) dhe Republika e ëndrrave (1984), ndoshta libri i saj më i suksesshëm, i frymëzuar nga historia e familjes së saj, e cila emigroi në Brazil nga Galicia, Spanjë.

Ajo u zgjodh anëtare e Akademisë Braziliane të Letrave në 1989 dhe shtatë vjet më vonë u bë presidentja e parë grua që nga themelimi i saj një shekull më parë.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale