Franca dhe Argjentina do të diskutojnë finalen e Botërorit në shtesa, pasi 90 minutat përfunduan 2-2. Në Lusail Iconic Stadium (Lusail), amerikano-jugorët zbresin nga froni francezët që fituan trofeun katër vite më parë, ndërsa kurorëzohet mbret Lionel Messi.
Kombëtarja Albiceleste e fillon mirë ndeshjen dhe shpërblehet me penallti në minutën e 21-të, Dembele ndërhyn me naivitet në zonë ndaj Di Marias dhe për arbitrin kishte penallti. Lionel Messi merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, duke mposhtur portierin Hugo Lloris.
Të besuarit e Lionel Scalonit gjejnë të papërgatitur “gjelat” dhe me anë të një kundërsulmi, realizojnë golin e dytë me Di Marian, i cili kishte minuta të tëra që përpiqej të bënte diçka të tillë në të gjitha mënyrat, si me goditje nga afër zonës, ashtu edhe me gjuajtje nga distanca.
As në pjesën e dytë, francezët nuk gjejnë dot vetveten, madje e kanë të vështirë edhe të godasin në kuadrat.
Gjithsesi, për të parë shkëndijat e para të tyre u desh të vinte minuta e 70-të, kur shfaqet Kylian Mbappe, i cili nuk e kishte thënë ende fjalën e tij, 2 gola personal për të për të barazuar shifrat.