MENU
klinika

Presidenca e Kosovës për protestën e serbëve në veri

“S’do biem pre e shfaqjes së sponsorizuar nga Beogradi!”

18.12.2022 - 20:12

Tensionet në veri të Kosovës janë shtuar diotën e sotme me protestën e mbajtur nga serbët në kufi.

Mbi incidentet e shënuara ka reaguar edhe shefi i zyrës së presidents së Kosovës, Blerim Vela, i cili në një postim në Twitter, u shpreh se e gjitha ishte e organizuar nga Beogradi dhe se integriteti territorial i Kosovës është i pacënueshëm.

Vela shtoi se Kosova nuk do të bëhet pjesë e kësaj shfaqjeje të organizuar nga krahu i djathtë i politikës serbe.

Postimi i plotë:

Protestuesit kaluan nga “nema predaje” (pa dorëzim) në “hajmo nazad” (të tërhiqemi)… Kjo tregon se sa e organizuar ishte kjo “protestë” e regjimit të Serbisë .

#Kosova nuk do të bjerë pas kësaj teatrale të krahut të djathtë të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm.