“E doja shumë. E dija që Zoti do ma jepte, kisha një ndjenjë që do të shkonte kështu. Tani është koha për ta shijuar. U desh pak, por më në fund mbërriti. Shikoni çfarë bukurie është kjo Kupë! Kemi vuajtur shumë, por ia dolëm. Mezi presim të jemi në Argjentinë për të parë sa shumë festë do të ketë nga njerëzit tanë”.
Lionel Messi do të vazhdojë të luajë për Argjentinën. La Pulce, i cili la të kuptohej se po mendonte të tërhiqej pas Kupës së Botës, e bëri të ditur pas triumfit sonte me penallti ndaj Francës:
“Nuk ka asgjë pas kësaj lavdie, çfarë duhet të ketë? Asgjë! Pas fitores së Kupës së Amerikës dhe Kupës së Botës, jam pothuajse në fund të karrierës sime. Por nga ana tjetër më pëlqen futbolli, më pëlqen ajo që bëj, më pëlqen skuadra kombëtare.
Nuk filloj të mendoj për ndeshjet që do të vijnë dhe ajo që do të ndodhë! Donim të ishim kampion bote dhe jemi. Pikërisht në ndeshjen time të fundit në një Botëror.
A do të tërhiqem nga Argjentina? Njerëzit duhet të presin që unë të luaj edhe pak për kombëtaren, të shijoj disa ndeshje si kampion bote… me këtë fanellë”.