19.12.2022 - 00:27
Mes shumë statistikave, një ogur i mirë për Lionelin Messin, ndonëse ajo që ka kaluar jo gjithmonë ndikon tek ajo që ndodh të nesërmen. Ai nuk ka humbur kurrë një ndeshje të luajtur 7 ditë para festës së Krishtlindjes, qoftë me Barcelonën, Paris SG apo Argjentinën.
Flasim për 18 dhjetorin, ditën e sotme, që ishte edhe dita e finales së Botërorit kundër Francës. Messi ka luajtur 7 herë në një ditë të tillë dhe kurrë nuk ka dalë nga fusha i humbur.
Më 18 dhjetor, mes të tjerave, ai ka luajtur dy derbi ndaj Espanyol, një El Clasico ndaj Real Madrid dhe një finale të Kupës së Botës për Barcelonën ndaj Santos. Dhe natyrisht edhe sot ai doli fitues.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Do shijoj ndeshje si kampion bote”
“E dija që Zoti do ma jepte”, Messi nuk heq dorë nga kombëtarja
Lionel Scaloni
Nga trajner fëmijësh, në kampion i botës!
Askush si ai
Rekordet që theu Leo Messi në Botëror!
Fiton Botërorin pas 36 vitesh