MENU
klinika

Detajet e para

“Përgjaket” Athina, vritet një shqiptar

18.12.2022 - 23:11

Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një shkëmbimi zjarri në Greqi.

Mediat greke raportojnë se një person ka hapur zjarr jashtë ambienteve të një lokali në Nea Smyrni, në Athinë.

Në lidhje me dinamikën e ngjarjes, mediat lokale raportojnë se viktima ishte i ulur në një nga tavolinat me një mikun e tij, ndërkohë që autori ka qëlluar rreth 5 herë drejt tyre me armë zjarri. Dy prej plumbave e kanë goditur viktimën në kokë, ndërsa si pasojë e ngjarjes raportohet të jenë plagosur dy persona, miku i viktimës dhe një grua e cila ishte e ulur në një nga tavolinat e lokalit.

Autori mbante një maskë për të mos u identifikuar, ndërkohë që policia bën me dije se në vendngjarje janë gjetur tre gëzhoja 9 mm.

Mediat greke raportojnë se dyshimet e para janë ato të larjes së hesapeve.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi