Në thelb mbaroi ashtu siç filloi. Finalja e parë me Argjentinën, Leo Messi luan në Utrecht. Është 2 korriku 2005, akti i fundit i një Botërori U-20, aty ku ai ngre trofeun e parë me kombëtaren, për më tepër me dy gola të tij.
Shuplaka e parë nuk harrohet kurrë, në finale kundër Brazilit, Messi humb mundësinë e parë për të triumfuar në Copa America. Argjentina pëson tre gola nga rivali i përjetshëm.
Por një vit më vonë, fati i buzëqesh në Lojërat Olimpike të Pekinit, dhe hakmarrje pikërisht në finale ndaj Brazilit në shifrat 3-0. Zhgënjimi më i madh do të vinte në vitin 2014, Messi shpallet më i miri i Botërorit të Brazilit, por nuk ngre dot Kupën e Botës.
Një vit më, Messi shfaqet në Kili për Kupën e Amerikës dhe humbet sërish, madje si kapiten. Ai arriti në finale kundër skuadrës vendase, nuk pati gola, nga penalltitë Argjentina dështon. Nuk mbaron këtu tersi i keq me finalet e Kupës së Amerikës së Jugut.
Në vitin 2016 përsëri në finale kundër Kilit dhe sërish Argjentina gabon në 11-metërshat pas rezultatit 0-0. Messi tërhiqet nga kombëtarja dhe duke se reflektimi për t’u rikthyer i solli fat.
Leo thyen tabunë me Argjentinën në Rio de Janeiro, më 10 korrik 2021, si golashënuesi më i mirë, duke mposhtur Brazilin në shtëpinë e tij dhe triumfon në Copa America.
Për të ardhur të mbrëmja e 18 dhjetorit, ku edhe pse shënon dy gola, u desh të vuante shumë për të ngritur lart Kupën e Botës, duke kompletuar koleksionin e artë të trofeve.