MENU
klinika

Hana feston 4-vjetorin e lindjes

Mozzik surprizon vajzën e tij me një dhuratë speciale

19.12.2022 - 12:20

Hana Aliu, vajza e reperëve Mozzik dhe Loredana mbush sot 4 vjeç. Ish-çifti ka uruar vajzën e tyre të vogël përmes postimeve në rrjetet sociale, ku nuk i kanë kursyer fjalët e ëmbla për të.

Mirëpo, Mozzik ka surprizuar vajzën e tij me një dhuratë shumë speciale.Pervec festës, ai i dhuroi asaj edhe një orë Rolex.


Nga ana tjetër, edhe Loredana nuk e kurseu një urim special për vajzën e saj.

Krahas videos Lorendana ka bërë një shkrim të gjatë, i cili thotë:

“Gëzuar ditëlindjen fëmija im. Nuk di të qesh apo të qaj, kam një ndjenjë përbrenda që nuk e përshkruaj dot kur përmendet emri yt. Hana jeta ime është shumë e shëmtuar ndonjëherë dhe vetëm ti mund ta bësh të bukur. Ti je arsyeja pse jam e motivuar, ti je e vetmja arsye pse jam e fortë. Zoti ka qenë i mirë me mua kur ti erdhe në këtë botë, çfarë bëra për ta merituar. Mund të mos jem një mama “normale” por Hana ti duhet ta dish që po bëj më të mirën time që të të bëj të lumtur. Bëj më të mirën që të jem mamaja më e mirë në botë. Të dua më shumë se Zoti i dashur. Ti je jeta ime, fryma ime, gjithçka e imja. Nuk mund të jetoj pa ty dhe nuk dua të jetoj pa ty. Të lutem rri me mua përgjithmonë, je gjithçka për mua”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh"

“Gënjen!”, Mozzik i përgjigjet ashpër Loredanës

Mozzik flet për ndarjen nga Loredana

“Hana do të rritet dhe do e kuptojë, jeta vazhdon”