Shembja e pallateve tek “Myslym Keta” të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 nga IMT, është konsideruar nga Partia Demokratike si “veprim banditesk, veprim i një qeveria të papërgjegjshme dhe mafioze”. Paçka se, një moment fatal mund të ishte ai, që mund ti zinte brënda ato familje, paçka se numri i viktimave mund të ishte i madh në rast se nuk prishej pallati sipas të gjitha rekomandimeve nga strukturat ligjore, për Partinë Demokratike dhe kandidatin e saj “fitues” Belind Këlliçi rëndësi kishte “mosprishja, edhe pse mund të ishin regjistruar viktima”.
Një politikë idioteske, që jo vetëm është antihumane, por nuk i jep asgjëkundi asnjë votë shtesë kandidatit të “primareve” që gënjen vehten dhe ata që e shkojnë pas, se “do të mposhtim Veliajn dhe veliajt e bashkive të tjera”. Opozita gjithmonë ka qenë “pro viktimave” dhe “kundër zbatimit të ligjit”. Ka qenë dhe mbetet motua e punës dhe aksioneve të saj politiko-opozitariste se “pa viktima nuk mund të rrëzojmë Ramën dhe qeverinë e tij”. Kjo ka qenë e hershme, madje qysh nga 1997, viti i zi i regjistrimit të mbi 3500 viktimave nga armët e depove të ushtrisë dhe policisë.
Duheshin dhe duhen viktima, ashtu siç duheshin më shumë viktima në letra bakalli, në periudhën e COVID-19, kur në ekrane dilnin “ekspertët” e Partisë Demokrsatike dhe numrat e deklaruar nga Ministria e Shëndetsisë, i 10 fishonin për efekte elektorale apo kredo politike. Dhe ç’morën si përfundim? Asgjë veç urrejtjes dhe humbjeve elektorale. Fitoret në politikë nuk mund të vijnë nga rritja e numrit të viktimave në kohë krize, dhe as nga abuzimi me ndonjë fatkeqësi natyrore, ashtu siç ka vepruar dhe vepron PD prej 32 vitesh. Raportet e IKMT, Institutit të Ndërtimit dhe vlerësimi i ekspertëve të fushës, ishte i qartë lidhur me fatin e pallateve tek “Myslim Keta”, pasi nga momenti në moment atje mund të kishim viktima, pasi objektet ishin të rrezikuara nga shembja. Insistimi i Bashkisë së Tiranës dhe IMT për të kryer aksionin, dhe për të bindur banorët se “atje nuk mund të banohej gjatë pasi ishte rrezik jete”, nuk është pranuar nga partia e viktimave.
Partia Demokratike nuk kishte se si të pajtohej me raportin e ekspertëve, pasi i duheshin ndoshta akoma viktima njerëzore, për ca vota më shumë. Kështu mund të mendojë dhe veprojë vetëm një forcë politike anarshiste dhe antinjerëzore, në një vend të lirë, demokratik, me shtet ligjor. Të ndalosh dhe parandalosh rrezikun e një tragjedie njerëzore, nuk është kriminale dhe antiligjore, por ama ti gëzohesh të kundërtës, është më tepër se vrastare.
Një parti politike, që e mbështete fatin e saj, mbi drama njerëzore, është e destinuar të dështojë dhe humbasë me turp çdo betejë elektorale.