MENU
klinika

Edith Piaf

Nga një këngëtare rrugësh në ikonën e Parisit

19.12.2022 - 14:27

Sot shënohen gjithsej 107 vite nga lindja e Edith Piaf, emri i vërtetë i së cilës ishte Édith Giovanna Gassion. Ajo pati një jetë shumë të vështirë, një vajzë e vogël me një talent të trashëguar nga e ëma, që u bë ikona e muzikës franceze.

Piaf gjithë jetën e saj ia dedikoi artit e muzikës. Muzika e saj kishte pothuajse gjithmonë elemente autobiografike, trajtonin temën e dashurisë, pikëllimit, nostalgjisë e humbjes. Ajo gjithmonë do të mbahet mend për zërin e saj të veçantë e të fuqishëm, një zë që tingëllonte ndryshe, të bënte të dashurosh e të vuash ndryshe, një ”ndryshe” që vetëm Edith Piaf e servonte para publikut, një ”ndryshe” që muzikës franceze e jo vetëm, i la gjurmë të pashyelshme.

Në një intervistë të saj, në vitet e fundit të jetës, Piaf përgjigjet për frikën ndaj vdekjes.

A keni frikë nga vdekja, zonja Piaf? -e kishte pyetur gazetarja.

Më pak se nga vetmia, u përgjigjë ajo.

Vlen të ceket se Edith, mbiemrin Piaf e mori si mbiemër skene. Piaf ka kuptimin e kanarinës. ”PIAF” përshkruante pikërisht atë që ishte ajo.

Këngët e saj më të njohura janë: “La Vie en rose” (1946), “Non, je ne regrette rien” (1960), “L’hymne à l’amour” (1949), “Milord” (1959), “La Foule” (1957), “L’Accordéoniste” (1940) dhe “Padam, padam …” (1951).

Edith Piaf Vdiq më 11 tetor të vitit 1963, në moshën 48 vjeçare.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale