MENU
klinika

Një ditë pas finales

Benzema merr vendimin në lidhje me kombëtaren

19.12.2022 - 17:49

Ka qenë një “i huaj” në radhët e përfaqësueses franceze në dy vitet e fundit dhe si i tillë largohet prej saj. Karim Benzema ka deklaruar sot nëpërmjet rrjeteve sociale se ka mbyllur karrierën e tij ndërkombëtare në këtë përfaqësuese.

Sulmuesi francez, fituesi i “Topit të Artë”, ishte mungesa e madhe në këtë edicion të Kupës së Botës për shkak dëmtimi. Edhe pse u përfol shumë për një kthim të tij të mundshëm në finale pasi ishte rikuperuar, trajneri Deschamps as nuk e mori në shqyrtim një hipotezë të tillë.

Vetë Benzema as nuk udhëtoi drejt Katarit për të mbështetur përfaqësuesen në finale. Sot, me një postim në rrjetet sociale, sulmuesi e mbylli me Francën:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Karim Benzema (@karimbenzema)

“Kam bërë përpjekje dhe gabime, për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar! Unë kam shkruar historinë time dhe e jona merr fund”, shkruante Benzema në postimin e tij.

Kështu, ai i dha lamtumirën përfaqësueses nga e cila qëndroi larg për shumë vite për shkak të çështjes së skandalit të shantazhit të Valbuena, por edhe se përflitej se Mbappe nuk e donte si rival në repartin e avancuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Postimi i tij po bëhet viral

Tifozi-profet parashikoi gjithçka në 2015-n


Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”