MENU
klinika

Analiza

‘Miku i ngushtë’ mund ta lërë Putinin në baltë…

19.12.2022 - 16:32

Frika nga një përshkallëzim i ri i konfliktit në Ukrainë po rritet. Bjellorusia thuhet se po përgatitet të hyjë në luftë përkrah Rusisë.

Ose të paktën, këto do të ishin shpresat e Vladimir Putin. Këtë hipotezë e vërteton edhe vizita e presidentit rus në Minsk, me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko.

E megjithatë, hipoteza e një ndryshimi në strategji tashmë ishte sinjalizuar publikisht, rreth një javë më parë, nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg : “Rusia po përpiqet të ngrijë konfliktin në mënyrë që të rigrupohet dhe më pas të përpiqet të nisë një ofensivë më të madhe pranverën e ardhshme” ka paralajmëruar ai.

Edhe Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka shprehur dyshimin e tij se Minsku është gati të shkojë në luftë, në dritën e sinjaleve të shumta. Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksiy Reznikov ka spekuluar se një ofensivë e re ruse mund të filloje të sulmojë në shkurt, kur gjysma e 300,000 trupa, të mbledhura në kuadër të “mobilizimit të pjesshëm” të nisur në shtator, do të kenë përfunduar trajnimin.

Shtytja e re mund të nisë nga Donbasi lindor, jugu ose Bjellorusia fqinje dhe mund të përfshijë një tjetër sulm tokësor në Kiev.

Gjenerali ukrainas Valerii Zaluzhnyie ka konfirmuar këtë plan të Rusisë për të përjavshmen autoriteteve angleze The Economist . “Rusia po trajnon rreth 200,000 trupa të reja. Nuk kam dyshime se do të përpiqet përsëri të marrë Kievin” u shpreh ai.

Në të njëjtën kohë Dhoma e Përfaqësuesve të Bjellorusisë miratoi një projekt-ligj për futjen e dënimit me vdekje për tradhti për personelin ushtarak dhe punonjësit e qeverisë shtetërore.

Megjithatë, aktualisht nuk ka lëvizje të trupave për ta konfirmuar këtë.

Në të vërtetë, sipas analistëve në Institutin Amerikan për Studimin e Luftës , është e pamundur të konsiderohet se trupat bjelloruse sulmojnë Ukrainën, pavarësisht nga fakti se ushtria duket se po përgatitet për ta bërë këtë, si për shkak se forcat e saj janë shumë të vogla për të paraqitur një kërcënim real, ashtu edhe “për shkak të dinamikës së brendshme” të një vendi që i ka mbijetuar një kryengritjeje për vetëm dy vjet e bën.

Russian President Vladimir Putin and his Belarusian counterpart Alexander Lukashenko take a boat trip off the Black Sea coast, Russia May 29, 2021. Sputnik/Sergei Ilyin/Kremlin via REUTERS ATTENTION EDITORS – THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY.

Fakti është se skenari po bëhet gjithnjë e më i errët, dhe shikimi i dritës në fund të tunelit bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Operacionet ushtarake të Moskës në Ukrainë ka qenë një temë që është ndjekur me mjaft interes nga Bjellorusia. Madje nuk kanëqenë  të pakta zërat  në media që flisnin për hyrjen e Bjellorusisë në luftë. A do t’i bashkohet  Bjellorusia Rusisë nëluftë kundër Ukrainës?

Kushdo qe i përgjigjet kësaj pyetje duhet të sjellë në mendje momentin  kur Bjellorusia filloi të vendoste  me shpejtësi  trupat e saj në kufirin e Ukrainës.

Forca të shumta Bjelloruse janë mbledhur në kufi me Ukrainën  dhe presin nga çasti  në çast urdhër nga  presidenti  Lukashenko. Një tregues tjetër është edhe  dëshmi tëshumta nga  dëshmitarë vendas të cilët kanë theksuar se  forcat bjelloruse  kanë filluar të ndërtojnë kalime me varka  përtej lumit  Berezina  pranë kufirit me qëllim transferimin e shpejtë  të pajisjeve në Ukrainë. P

ër më tepër, avionët luftarakë rusë MiG-31K, të cilët mund të mbajnë raketa balistike hipersonike janë vendosur në bazat ajrore në Bjellorusi.

Bjellorusia nuk e ka ndalur ndihmën e saj ndaj Rusisëme mbështetje logjistike, me linja furnizimi, me kujdes mjekësor për ushtarët, si dhe me ofrimin e aerodromeve për nisjen e sulmeve ajrore në Ukrainë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Profili/ Në komunizëm e thërrisnin “Babai”

“Diktatori i fundit i Europës”, që trazoi botën

Alarmi i shërbimeve amerikane të zbulimit për orët e ardhshme

“Lukashenko do ‘hedhë’ ushtrinë e tij me 48 mijë trupa në Ukrainë”


Arrestimet, sabotimet dhe shtypja e disidencës

Njësia speciale që “e bën” Rusinë të funksionojë

A mund t’i ulë Putinin dhe Zelensky-n në të njëjtën tryezë

Një muaj para inaugurimit, Trump nis me premtimet

Pse rënia e saj do të “jehojë” në gjithë Evropën

Gjermania kërcënohet nga një skenar i tmerrshëm

Liderët globalë “në garë” për të fituar pëlqimin e tij

Donald Trump po ndryshon botën ende pa shkuar në Shtëpinë e Bardhë!

Nga protestat masive te rreziku për Evropën

VOA: Kryeministri francez nis punën mes një sërë sfidash