Pas suksesit madhështor në Kupës së Botës, Messi theu një tjetër rekord, këtë herë sa i përket aktivitetit në rrjetet sociale. Postimi i tij i fundit me trofenë e kampionit në duar ka marrë thuajse 50 milionë “like” (mbi 1.5 milionë komente).
Ai lë pas pikërisht foton e postuar nga Ronaldo, për ironi të fatit duke luajtur shah me Pleshtin (foto e realizuar nga Annie Leibovitz). Në fakt, fotoja e shahut ishte postuar në profilet e të dyve, por nëse tek Messi kishte marrë 32 milionë “like”, te CR7 kishte arritur në thuajse 42 milionë.
View this post on Instagram
Mirëpo kjo e Messit me Kupën e Botës deri tani ka thyer rekordin. Asnjë artist, sportist, politikan apo ndonjë personazh tjetër nuk ka arritur kaq shumë pëlqime në një foto të vetme.
View this post on Instagram