MENU
klinika

“Efekte shkatërruese dhe sëmundje”

Viti 2023 do të jetë më i ngrohti në histori

20.12.2022 - 11:43

Viti i ardhshëm do të jetë më i ngrohtë se dhe një nga më të nxehtit në histori. Zyra Metologjike e Mbretërisë së Bashkuar parashikon se 2023 do të jetë viti i 10 kur temperatura globale nuk pritet të ulet në kufirin 1 gradë Celsius.

Temperaturat në vitin 2023 parashikohen të jenë midis 1.08C dhe 1.32C mbi mesataren para-industriale. Por tre vitet e fundit janë ndikuar nga një model tjetër moti i quajtur La Niña, duke rritur ndjeshëm temperaturat për shkak se fenomoni zgjati shumë në kohë. Provat shkencore tregojnë se ndryshimi i klimës po rrit temperaturën globale.

Qeveritë në mbarë botën kanë premtuar të ulin emetimet për të mbajtur rritjen e temperaturës nën 1.5C për të shmangur efektet më të këqija të ndryshimeve klimatike. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C në krahasim me periudhën para Revolucionit Industrial në 1750-1900 kur njerëzit filluan të djegin sasi të mëdha të lëndëve djegëse fosile, duke lëshuar gazra në atmosferë.

Viti më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në 1850 ishte viti 2016, kur meteorologët thanë se fenomeni i motit i njohur si El Niño rriti temperaturat globale. Në vitin 2022, rekordet e temperaturës u thyen në shumë pjesë të botës, duke përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar që regjistroi mbi 40C .

Zjarret shkatërruese goditën pjesë të Evropës dhe Australisë të lidhura me motin e nxehtë ndërsa Pakistani dhe India regjistruan temperature deri në 50 gradë Celsius ndërsa disa muaj më vonë përmbytje shkatërruese me mijëra viktima. Sipas ekspertëve rritja e mëtejshme e temperaturave parashikohet të çojë në efekte shkatërruese për njerëzit dhe natyrën, duke përfshirë më shumë thatësirë, shkretëtirëzim dhe sëmundje të lidhura me nxehtësinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për tre ditë u krijuan 18 miliardë ton ujë

Groenlada po shkrin!

Një tjetër rekord i Amerikës

Çmimet në rënie/ SHBA ‘lider’ i gazit