Messi dhe shokët po festojnë së bashku me tifozët suksesin e tyre në Botëror, por festa për pak u kthye në një tragjedi. Lojtarët e përfaqësueses argjentinase ishin mbi autobusin e hapur duke festuar dhe shijuar këtë moment madhështie.
Por për një çast gjithçka mund të shndërrohej në një aksident të rëndë pasi një kavo çeliku për pak i rrëzoi nga autobusi. Në një moment, pasi ekipi u largua nga zyrat e Federatës, autobusi kaloi poshtë një kavoje, Messi, Di Maria, Martinez, Paredes e tjerë e panë vetëm në momentin e fundit, duke ulur kokën.
Madje Peredes shpëtoi për shumë pak teksa kapelja e tij ra në tokë. Pavarësisht këtij detaji, të gjithë lojtarët iu kthyen normalitet duke festuar mbi autobus.
😅¡MESSI REGATEA hasta los CABLES!
😱Susto durante la celebración: casi se caen del autobús Leo, Di María, De Paul, Paredes y Otamendi. (Vía ‘Sports Center’)pic.twitter.com/kV1EBPDNR4
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) December 20, 2022