MENU
klinika

Habit aktorja e njohur

“Dashuroj dikë tjetër dhe burri im nuk e ka problem”

20.12.2022 - 12:30

Catherine Zeta-Jones ka konfirmuar se është dashuruar me një burrë tjetër dhe se i shoqi nuk e ka fare problem këtë fakt. Këtë deklaratë aktorja 53-vjeçare e ka bërë teksa po shijonte ndeshjen finale të Botërorit 2022 me anë të një postimi në Instagramin e saj.

“Ndeshja më e mirë që kam parë ndonjëherë. Shikoni unë e mbështesë Paris Saint Germain, pse, nuk di ta them, e dua frëngjishten, madje e flas atë. Por ju duhet ta kuptoni unë e dashuroj Messin…dhe më e bukura, im shoq nuk e ka problem”, shkruan aktorja në postimin e videos ku duken lojtarët e Argjentinës teksa festojnë fitoren. Ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Catherin teksa këndon ‘ole-ole’ si një tifoze e vërtetë.

Ajo ka shtuar një koment në postimin e saj ku shpreh mirënjohjen ndaj bashkëshortit të saj, Michael Douglas që nuk i ka problem posterat e Lionel Messit nëpër shtëpi. Mesa duket nuk ka telashe serioze mes çiftit që para një muaji festuan 22-vjetorin e martesës.

Ekipi kombëtar i Argjentinës është kthyer në shtëpi, kësaj radhe me Kupën e Botës me vete. “Të kurorëzuar me lavdi”, siç thotë dhe himni i Argjentinës, Messi dhe shokët e skuadrës u kthyen në Buenos Aires ku u pritën nga qindra mijëra tifozë.

Aeroplani u ul në aeroportin e Ezeiza në mbrëmje, teksa aty u pritën nga futbolldashësit. Shumë të tjerë “u derdhën” në rrugët e kryeqytetit për të pritur Kombëtaren e tyre.

Federata e Argjentinës njoftoi zyrtarisht se festa e Kombëtares do të bëhet pasditen e së martës së bashku me tifozët për të festuar titullin Kampion Bote Ndërkohë, Qeveria e Argjentinës ka njoftuar se e marta e 20 Dhjetorit është festë kombëtare në vend dhe të gjithë janë pushim.

Pritet që mbi 1.5 milionë persona të marrin pjesë në festën e Kombëtares së Argjentinës gjatë pasdites.