MENU
klinika

Nuk harron ish-partneren, Semi Jaupajn!

Bojken Lako flet për të dashurën e re

20.12.2022 - 12:34

Të gjithë kanë folur për lidhjen e tij të re, madje edhe ish e dashura e tij, Semi Jaupaj e konfirmoi, vetëm Bojken Lako nuk kishte thënë diçka deri tani.

Së fundmi këngëtari ka qenë i ftuar në “ABC-ja e Mëngjesit” ku pranoi për herë të parë se është në një marrëdhënie, por shtoi se nuk i pëlqen të flasë për jetën private.

“Jam në një marrëdhënie. E vërteta është se nuk kam reaguar. Sepse unë këto portalet i shoh si maskota. Është e vërtetë që jam në një lidhje, por nuk më pëlqen të flas për jetën private”, tha ai.

Për tu rikthyer tek ish e dashura e tij Semi, Bojken u shpreh se ka një raport të mirë me të, kjo dhe për faktin që e dashura e tij aktuale e kupton dhe ia lejon.

“Nuk ka ndonjë ndjesi të veçantë. Unë kështu i kam pasur ndjesitë në jetë, i vlerësoj njerëzit për vlerat që kanë. Kjo është diçka që e ndjej. Po ashtu kam edhe mbështetje. Edhe partnerja ime është shumë open mind, e vlerëson, nuk bëhet pengesë”,-përfundoi Lako.

Më herët në një intervistë Semi Jaupaj u shpreh se ka mirënjohje për ish-partnerin e saj, por që nuk shpenzojnë kohë së bashku, pra që të frekuentohen apo të dalin për dreka e darka.

“Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”- theksoi Semi ndër të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U përfolën për një lidhje dashurie

Çfarë ka për të thënë Ron Zaiti për Semin!


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain