MENU
klinika

“Gruaja ime është e pafajshme”

Gruaja e tij u arrestua për vrasjen e Menduh Kurt-Dedës, flet burri i Marjeta Karaj

20.12.2022 - 14:07

Bashkëshorti i Marjeta Karajt, e cila akuzohet se urdhëroi të birin, Besmir Karajn për dhunimin dhe djegien gjallë të ish të dashurit të saj, Menduh Kurt-Dedës, ka deklaruar se ajo është e pafajshme.

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur”, ai u shpreh se “nuk ka asnjë pikë dyshimi” se deklaratat e shokut të djalit të tij, Gazmir Ngota, janë gënjeshtra.

Ai u shpreh se në periudhën kur ndodhi krimi i rëndë djali i tij Besmiri, kishte ardhur së bashku me vëllain e tij të madh dhe pronarin e tyre për të hapur një biznes në Shqipëri.

Sipas tij, djali i madh u largua së bashku me pronarin italian, ndërsa Besmiri qëndroi në Shqipëri edhe për disa kohë.

“S’kam asnjë pikë dyshimi. S’kemi pasur biznes privat, jemi punëtor, punoja në ndërtim merrja 2-3 mln lekë në muaj. Do luftoj për djalin tim, me të gjitha mundësitë. Nuk e di nga kanë dalë këto muhabete.

Është e pafajshme, kur më tha avokati, i thashë nuk e njoh, as nuk e di fare se kush është (për shokun e djalit). Djali është me dokumente të rregullta në Itali. Ka rreth 10 vite atje, janë në punë atje. Ka ardhur këtu me pronarin për të bërë me biznes, për frutat dhe perimet. Dy djemtë kanë ardhur këtu me gjithë pronarin, Erdhi disa ditë djali këtu për këtë punë.

Pronari i tha hapim biznes në Shqipëri e bashkëpunojmë. Se kuptoj çfarë lidhje ka. Djali madh iku me pronarin, kurse djali i vogël qëndroi edhe disa.

Për atë djalin edhe unë mund të them është kriminel, ai gënjen në dëshminë e tij, nuk e di çfarë ka në mendje.

Nuk marr vesh fare nga këto gjëra, se di çfarë ka deklaruar as gruaja dhe as ai djali. Ajo rrinte nga mëngjesi në darkë me mua se kujdesej për mua”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


56-vjeçarja drejtonte qendrën për fëmijët jetim!

Nënë e bir dhunuan dhe dogjën 61-vjeçarin për shkak të borxhit 1 mln lekë

"E bëra për shoqëri. Na porositi Marjeta"

Vranë dhe dogjën 61-vjeçarin, dëshmia e Gazmir Ngotës