MENU
klinika

Dëmet

Mos i përdorni ilaçet e diabetit për t’u dobësuar

20.12.2022 - 16:23

Administrata e Ushqimit dhe të Barnave në Amerikë po raporton mungesa të ilaçit të diabetit të tipit 2, të quajtur Ozempic.

Lajmi vjen pasi mjekimi është bërë viral në aplikacionin “TikTok” dhe njerëzit po e përdorin për të humbur peshë. Ekspertët thonë se disa njerëz po e marrin ilaçin në fjalë pa recetë vetëm për të humbur disa kilogramë.

Dashamir Gjergji, endokrinolog, këshilloi në emisionin “Good morning Albanians” që të mos përdoren ilaçet e diabetit për t’u dobësuar pasi dëmet në organizëm janë të shumta.

Ai shpjegoi se trendi ka ndodhur pasi kur ilaçi është përdorur nga diabetikët janë dobësuar dhe kanë dashur t’u ngjajnë atyre.

“Efektet anësore që sjellin këto barna te njerëzit që nuk vuajnë nga diabeti janë që nga çrregullime të sistemit tretës, çrregullime nervore, çrregullime afatshkurtra edhe afatgjata. Secili nga këto produkte i kombinuar me insulinën e fut në stres metabolik qelizën, çka e bën atë të predispozuar për të bërë kancer”, tha mjeku.