Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë, Gjergji Koki, ka ndarë sot në rrjetet sociale, imazhe nga rehabilitimi i sheshit në qendër të fshatit Gollomboç dhe rikonstruksioni i rrugës lidhëse të Shtëpisë Muze të Sterjo Spasses.
Projekti është hartuar nga bashkia e Pustecit me mbështetjen teknike të DRTK Korçë dhe do të realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Maqedonisë të Veriut në kuadër të projektit “Smart4you2”.
Projekti synon të rrisë potencialin turistik të Prespës duke krijuar një infrastrukturë lehtësuese për të lidhur qendrën e fshatit Gollomboç me Shtëpine Muze të Sterjo Spasses nëpërmjet një rruge e cila do të pajiset me banderola me fraza nga romani “Pse”, në përpjekje për ta kthyer këtë fshat në instagramspot.
Ky projekt ndërkufitar vjen si vazhdimësi e projektit “SmartCulTour”.