MENU
klinika

Përgjysmim i gjobave dhe 50% e parkimeve falas

PS dhe PD japin ‘dritën jeshile’ për ndryshimet në kodin rrugor

20.12.2022 - 20:45

Propozimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për ndryshime në kodin rrugor kanë marrë dritën jeshile në Komisionin e Veprimtarisë Prodhues, për t’i lënë fjalën e fundit parlamentit.

Ndryshimet e kodit rrugor përfshijnë disa ndryshime të rëndësishme, si heqja e postoblloqeve në rrugët interubane dhe kryerja e ndalimeve të mjeteve nga ana e policisë rrugore në pika kontrolli me kushte të larta sigurie.

Çështja që hapi debate në ishte dhe pika e nenit që detyronte bashkitë të linin 50% të parkimeve pa pagesë për publikun dhe 50% me pagesë.

Ndryshimet rrugore parashikojnë rritjen e shpejtësisë, në 120 km/orë për autostradat, 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore, 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore dhe 40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara, si dhe përgjysmimin e gjobave në rast të kryerjes së pagesës brenda 15 ditësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga pezullimi i faturave tek komitetet e posaçme

Cilat janë 20 propozimet zyrtare të biznesit për qeverinë?

Për shpëtimin e ekonomisë së Shqipërisë!

Projektimi i së ardhmes post-Covid bizneset dhe forcat politike