MENU
klinika

"Po kërkojmë kompromis për referimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë"

Ministrja e Jashtme flet për diskutimet për marrëveshjen e detit me Greqinë

21.12.2022 - 11:56

Çështja e detit ka qenë një nga temat e rëndësishme që është diskutuar në takimin e mbajtur të mërkurën e 21 dhjetorit mes ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe homologut të saj grek Nikos Dendias.

Ministrja Xhaçka në fjalën e saj duke iu drejtuar homologut “i dashur Niko”, tha se të dyja palët janë në komunikime intensive për këtë çështje dhe se aktualisht kanë mbetur ende me vullnetin “për kërkimin e një kompromisi që do bënte të mundur referimin e çështjes tek gjykata ndërkombëtare e drejtësisë”.

Olta Xhacka: Jemi në komunikime intensive me fqinjët e miqtë tanë grekë që të punojmë për të adresuar të gjithë problemet që ende duhet të zgjidhen e që janë në interes të dy vendeve tona.

Kemi mirëkuptim për të trajtuar e kërkuar zgjidhje për gjithë gamën e cështjeve të trashëguara sado të vështira.

Për kapërcimin e problemeve në nga cështjet ishte ajo e kufizimit të zonave detare si një cështje në interes të dy vendeve.

Të dy palët kanë vullnetin për kërkimin e një kompromisi që do bënte të mundur referimin e çështjes tek gjykata ndërkombëtare e drejtësisë.