MENU
klinika

Kërkesa e Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave në kufi

Tensionet në veri të Kosovës, reagon KFOR

21.12.2022 - 13:26

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se janë duke analizuar kërkesën e Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave në veri të Kosovës.

Komentet KFOR i bëri në një komunikatë për mediat, por nuk thanë një datë specifike për marrjen e vendimit.

“Tash për tash jemi duke e analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë që të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes që e inkurajojnë dialogun e frytshëm, duke ua dhënë udhëheqësve mundësinë për të krijuar zgjidhje afatgjata e të qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.”, thuhet në këtë komunikatë.

Në këto komunikatë KFOR ka treguar edhe për stërvitjet e fundit ushtarake të mbajtura më 19 dhjetor 2022 në kampin Novo Sellë, duke thënë se u bën për t’i testuar mjetet për shkak të situatës në veri.

Ata shtuan se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse është situata del jashtë kontrollit.

“Ushtrimi më i fundit, i mbajtur më 19 dhjetor 2022, filloi në Kampin e Novosellës dhe u krye për t’i trajnuar dhe testuar aftësitë e njësiteve të KFOR-it për ta garantuar lirinë e lëvizjes duke i përdorur asetet në dispozicion (automjetet e rënda logjistike dhe asetet inxhinierike). Për shkak të ndërlikueshmërisë së mjedisit të tanishëm operues, më e rëndësishmja është që këto sisteme dhe aftësi të testohen, pasi ato e luftojnë rrezikun kolektiv, nëse nuk mund të përmbushen marrëveshjet e ardhshme politike. Ka shumë aktorë në terren të angazhuar për të bërë përparim, por KFOR-i mbetet syçelë dhe i gatshëm për të reaguar. Ne jemi të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, vetëm për ta parandaluar eskalimin, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së.”, thuhet në komunikatën e KFOR.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi