MENU
klinika

GALERI

Si u prit kryeministri grek Mitsotakis në Livadhja të Finiqit

22.12.2022 - 14:00

Pas vizitës në Himarë kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis u ndal në fshatin Livadhja të bashkisë së Finiqit. Me flamuj grekë dhe kostume tradicionale banorët kanë pritur të entuziazmuar kreun e qeverisë greke. Ai u prit në këto takime edhe nga krerët lokalë, deputetët e zonës Anila Denaj dhe Niko Kuri, si edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.



Pas kësaj ai do të vizitojë Derviçanin ku do të takohet edhe me kryeministrin Rama. Mësohet se në takimin mes dy homologëve do të firmoset marrëveshja për mbrojtjen e lumit Vjosa në të dy anët e kufirit, si edhe do të diskutohet marrëveshja për çështjen e detit dhe minoritetet.


Kryeministri grek po shoqërohet nga fituesi i medaljes së artë olimpike, Pirro Dhima, me origjinë nga Himara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i kryeministrit të Greqisë nga Himara

“Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE!”


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin