MENU
klinika

Gjashtë kategori

Kandidaturat e çmimeve kombëtare të Letërsisë

22.12.2022 - 17:19

Në prag të ndarjes së çmimeve kombëtare të Letërsisë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit publikoi në rrjetet sociale të gjitha kandidaturat, të ndara në gjashtë kategori.

Për çmimin “Romani më i mirë i vitit” garojnë Agron Tufa me “Ngjizja e Papërlyeme”, Bashkim Hoxha me “Një shaka e vogël me vdekjen”, Mira Meksi me “Kutia e Agatha Christie-t”, Ridvan Dibra me “Gruaja që deshe” dhe Stefan Çapaliku me romanin “Mbyllur për pushime”.

Në kategorinë “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit” kandidatët për çmim janë: Arb Elo me “Fugu”, Durim Taçi me “Nga një derë tjetër”, Edmond Tupja me “Jehona ngacmimesh të çuditshme”, Nasi Lera me “Vetmia e syve të qenit” dhe Ndue Ukaj me vëllimin “Mbretëria e ëndrrave”.

Në kategorinë “Vepra më e mirë e vitit studimore letrare”, gjejmë Bardhosh Gaçe me “Universi poetik i Fatos Arapit”, Gazmend Krasniqi e Vjollca Osja me “Arti i poezisë”, Persida Asllani e Dhurata Shehri me “Për një histori të krahasuar të letërsisë shqipe”, akademikun Shaban Sinani me “Shekulli letrar i Ismail Kadaresë” dhe Xhevat Lloshi me “Vështrime stilistike”.

Për çmimin “Vëllimi më i mirë poetik i vitit” kandidaturat janë: Adelina Mamaqi me “Qielli shkundte yjet”, Nurie Emrullai me “Në orën moderne të perëndive”, Preç Zogaj me “Një e tretë, dashuria” dhe poeti Visar Zhiti me “Dorëshkrimet e burgut”.

Në kategorinë “Përkthimi më i mirë i vitit” kandidatët janë: Anna Kove për përkthimin e Herta Muller me “Teposhtë”, Erion Karabolli për përkthimin e “Shtatë të çmendurit”, Korab Hoxha për përkthimin e “Pasqyra dhe drita”, Saverina Pasho për përkthimin e “Njeriu i parë”, i Albert Kamysë dhe Sokol Çunga me përkthimin e “Antologji e poezisë bashkëkohore greke”.

Në kategorinë “Libri më i mirë për fëmijë i vitit”, kandidatët për çmim janë: Anila Kadija me “Ninulla e zemrës”, Natasha Poroçani me “Bëmat e Estes dhe Kokosë – Ditari i Estes”, Rudina Çupi me “Piratë dhe paratë”, Sazan Goliku me “Kërkimi” dhe Xhahid Bushati me “O trumcak, bredharak”. Renditjet e kandidatëve janë bërë sipas rendit alfabetik.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale