MENU
klinika

Pjesë e Filmotekës Spanjolle

“Kur xhirohej një film”

22.12.2022 - 17:50

Janë bërë 15 vite që kur regjisorja e njohur, Xhanfise Keko vdiq.

Projektimi i filmit “Kur xhirohej një film” që Filmoteka Spanjolle programoi për këtë fund viti është një lajm i bukur jo vetëm për autoren por dhe kinemanë shqiptare.

Pas Parisit, Romës, Vjenës, Kopenhagës, Londrës, Berlinit, Frankfurtit, Zyrihut apo atyre më larg si Tel Avivi, Jerusalemi, Sao Paolo, New Yorku e Washington DC, Madridi është një tjetër kryeqytet që i bën nder listës së qyteteve dhe kryeqyteteve evropiane e botërore.

“Kuratorja dhe programuesja e njohur Dorota Lech, njëkohesisht dhe një nga programueset kryesore të Toronto Film Festival, në tekstin hyrës të katalogut të ‘Filmoteca Espanjola’ për muajin Nëntor thekson se këto filma ofrojnë jo vetëm pamje të përditshmërisë të jetës së grave në këtë kohë, po tregojnë edhe botën krijuese që jetonin këto kineaste, duke nënvizuar guximin dhe talentin e artisteve të cilat u përpoqën t’i jetësonin vizionet e tyre përpara pengesave të panumërta, të dukshme dhe të padukshme”, tha producenti Genc Përmeti.

“Filmat e Xhanfize Kekos janë të veçantë e të sinqertë, prandaj ata kanë ngjallur interes në mbarë botën. Mbi të gjitha të dashur sepse çdo kush nga ne shikon në to një pjesë të fëmijërisë së tij apo të saj”, shtoi ai.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale