MENU
klinika

Ja çfarë dyshohet

Vrasja e biznesmenit në Tiranë, hetimet shtrihen më Greqi

23.12.2022 - 19:16

Policia shqiptare është duke bashkëpunuar me atë greke për të zbuluar motivin e vrasjes së Edmond Papës, një javë më parë në kryeqytet.

Kjo për faktin se ka dyshime të forta që disa orë pas vrasjes së tij, në vendin fqinj u ekzekutuan dy shqiptarët Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja, për zhdukjen e një ngarkese prej 700 kg kanabis.

Grupi hetimor ka dyshimet se vrasjet e tyre kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi Papa, Çerçizaj dhe Ogranaja kanë pasur lidhje miqësore më herët. Por në shkëmbimin e informacionit, Policia e Tiranës ka kërkuar të dhëna, nëse miqësia e tyre është krisur dhe vrasja e dy shpatarëve në Greqi është si kundërpërgjigje e asaj të Papës në kryeqytet.

Si pjesë të hetimit, uniformat blu kanë nisur verifikimet edhe marrëdhënien që 49-vjeçari Papa ka pasur me Aleksandër Sadikajn, i cili u ekzekutua me tritol në automjetin, në qershor të këtij viti po në Tiranë. Edhe kjo ngjarje vijon të jetë ende e pazbardhur nga policia.

Burimet bëjnë me dije se ka dyshime se të dy ushtronin aktivitetin e drogës mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Policia është në pritje të mjekësisë ligjore për disa prova të vlefshme që gjetën në vendngjarje dhe përgjatë zonës ku ka kaluar autori, për të verifikuar nëse në to ka mbetje biologjike ose jo.

Pas një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dha këtë përgjigje lidhur me hetimet që po kryhen.

Edhe një javë pas ngjarjes, grupi hetimor ka të paqartë nëse atentatori ka vepruar i vetëm ose jo. Kjo për shkak se pika e fundit që kamerat kanë fiksuar atë të largohet shfaqet në një tunel mes dy pallateve të zonës, pranë lokalit ku 49 vjeçari u vra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bëhet fjalë për larje hesapesh…"

Ekzekutimi mafioz i dy shqiptarëve, reagon ministri grek

Autori kishte dijeni për lëvizjet e fundit të 49-vjeçarit

Edmond Papa u tradhtua nga të afërmit?