MENU
klinika

Ngrohtë dhe 'trendy'

Pesë aksesorët thelbësorë gjatë sezonit të dimrit!

24.12.2022 - 09:58

Dimër? I ftohtë, i errët, i shtrenjtë! Sigurisht, ka raste festive për të marrë pjesë, por ndërsa përballemi me të ftohtin, të gjitha veshjet tona humbasin shkëlqimin deri diku pasi na duhet të vishemi trashë. Jo, nuk duhet të jetë kështu! Këtu në MR PORTER, ne e dimë se aksesorët e bëjnë njeriun. Një kapele e zgjedhur me kujdes ose një shall shumëngjyrëshe mund të sjellë shkëlqimin e nevojshëm në ditët e mërzitshme. Ne ju ndihmojmë në këtë artikull me ato veshje që i duhen gardërobës tuaj:

1.Shkon me çdo gjë kapuçi i stilit beanie

Së pari, keni nevojë për një kapele. Për çdo gardërobë dimërore, një kapuç i stilit beanie është i domosdoshëm. Ky kapuç ka strukturë të shkëlqyer dhe leshi i tij i butë, ultra i ngrohtë do t’ju bëjë të ëndërroni pushime dimërore.

2.Kapuçi i stilit balaclave

Ky kapuç mund të ketë filluar si një aksesor praktik për veshjet e skijimit, por tani është më trend se kurrë.

3.Dorezat prej kashmiri

Keni ftohtë nga duart gjithmonë?! Dorezat me lesh kashmiri janë ato që ju duhen.

4.Shalli

Kanë ikur ditët e shallit të hollë. Përqafoni një shall të madh dhe të butë rreth qafës për të sjellë gëzim në çdo ditë. Shalli nga LOEWE është perfekte.

5.Çorapet shumëngjyrëshe

Pra, për duart tuaja po kujdeseni, po për këmbët? Trajtojini ato me pak lesh kashmiri. Ne ju themi të zgjidhni çorape me shumë ngjyra. Secila palë nga këto çorape të trasha të punuara me dorë dhe luksoze ka një kombinim unik vijash, nuk do të lodheni duke i parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN