Shtyrja e pafundme e disa proceseve gjyqësore zinxhirë, lidhur me legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike po përdoret prej Sali Berishës për të krijuar “makthin” e vjedhjes së vulës dhe logos së PD nga grupi kundërshtarë.
Në të vërtet deri tani Sali Berisha ka arritur deri këtu pa logo dhe pa vulë. Ai ka arritur të grumbullojë plotë mbështetës nga baza e PD, herë duke spekuluar me sulmet kudnër Bashës, e herë duke forcuar antiamerikanizmin. Edhe më 6 mars ai kandidoi pa logo dhe vulë por me një koalicion me Ilir Metën.
Është e qartë se gjyqtarët që kanë në dorë çështjen, nuk duan të hyjnë në gojë të tij dhe shtyjnë pafund proceset gjyqësore, edhe pse realisht gjykimi i asaj dosje është 5 minuta punë. Problemi është se duke u zvarritur në kohë, rrethanat e gjykimit të çështjes, ndryshojnë shumë nga rrethanat e krijimit të çështjes dhe kjo krijon frikën rreth zhurmës për vendimin.
Po pse Berisha bën tani sikur e ka “makth” këtë punë e vulës, kur deri tani ai ka ardhur pa vulë dhe firmë, madje me një parti të ri themeluar?
Gjyqi në thelb bëhet për të njohur PD e themeluar në vitin 1990, apo PD e ri themeluar në vitin 2021 nga Sali Berisha. Ato të dyja janë legjitime. Berishës askush nuk ja mohon PD e ri themeluar më 2021. E ka ri themeluar vet me një Komision nismëtar dhe ta regjistroj si parti si parti e ri themeluar. PD e vjetër ka rrugën e saj. Ndoshta është drejt shuarjes, mund të jetë drejt rezistencës apo ri ngritjes kjo është çështje elektorale, por jo ligjore. Berisha është faktor me grupin e rithemelimit dhe jo me vulën e vjetër të PD. Ai madje dhe siglën e PD e ka të ndryshme nga ajo zyrtare.
Gjykatat nuk kanë ndonjë afat për tu shprehur dhe ndoshta nuk shprehen deri në zgjedhje për të mos ndikuar në to. Deri atëherë Berisha le të testoj partinë që ka ri themeluar dhe Basha e Alibej të testojnë partinë që kanë trashëguar. Dhe pas atyre zgjedhjeve ndoshta dhe nuk ka më nevojë për gjyq për logo e vula.
Secili do ketë në elektorat atë peshë që do ti japin shqiptarët dhe jo gjyqtarët. Nëse PD e Bashës dhe Alibej nuk kandidon në gjithë vendin dhe nuk tregon muskujt natyrisht do shuhet. Nëse Berisha i shkakton elektoratit që ka zaptuar, humbje të thella në shumicën e bashkive, natyrisht duhet të ik si humbës.
Ky është me sa duket makthi i tij që tani ka rënë befas në dashuri me vulën. Se ai ka një vit që sulmon “alibashët” si parti e vulës, kurse tani do doemos ta rrëmbej atë vulë pa ardhur zgjedhjet. Kjo tregon se 6 Marsi nuk e ka gëzuar realisht por e ka trembur. Se ia i di, që më 6 Mars Edi Rama i la fushën e lirë se nuk rrezikonte asgjë. Tani nuk ka përball Bashën, ka Edi Ramën.