MENU
klinika

Vlera marramendëse

Rita Ora nxjerr në shitje shtëpinë në Londër

25.12.2022 - 12:31

Artistja me origjinë shqiptare Rita Ora ka nxjerrë në shitje një nga shtëpitë e saj në Londër.

E vendosur në një zonë mjaft aristokrate të kryeqytetit anglez edhe vlera e saj ka qenë marramendëse.

Rita Ora ka shitur shtëpinë në Londër për 3.7 milionë euro.

Sipas listimit, shtëpia përshkruhet si një “apartament dupleks vërtet i jashtëzakonshëm” i cili përmban “një tarracë-çati me pamje nga jugperëndimi”.

Më herët Rita Ora ka komentuar “grindjen” me artisten e famshme, Rihanna-n. Ajo në një intervistë zbuloi edhe se si ishte e vërteta.

Kujtojmë se Rita dhe Rihanna kanë qenë pjesë e “Roc Nation” dhe këngëtarja me orgjinë shqiptare ka paditur shtëpinë diskografike asokohe pasi nuk e lejuan të bënte më shumë se një album.

“Pse nuk po dilte muzika?”, u pyet Rita nga gazetari.
“Nuk e di”, theksoi Rita Ora. “Unë kam incizuar në atë studio për dy ose tre vjet rresht. Ishte një moment i tërë që do të ndodhte, unë xhirova një klip dhe ata e larguan atë. U ndjeva vërtet e zhgënjyer”, u shpreh këngëtarja.

“Është raportuar se e gjithë muzika i shkonte Rihannas – ajo ishte padyshim artistja më e njohur – ajo po refuzonte fillimisht të gjithë muzikën dhe më pas do të merrte këngët që ishin kompozuar në studio”,tha gazetari

“Nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë, por mendoj se publikisht ata gjithmonë i vënë femrat kundër njëra-tjetrës. Unë nuk kam qenë gjë tjetër veçse një fanse dhe gëzoj respekt për të dhe do të jem gjithmonë respektuese ndaj saj”, theksoi më pas ndër të tjera këngëtarja e njohur, Rita Ora.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bebe Rexha kërkon drejtësi për George Floyd

“Askush s’duhet të vritet për shkak të ngjyrës së tij”

Çiljeta Xhilaga tregon experiencën e pazakontë 

” A egzistojnë vërtetë alienët?”