Seriali “The Crown” është duke u përballur me një mori kritikash mbi skenat që po cilësohen si “të pamëshirshme”, të cilat realizohen në përpjekje të rikrijimit të historive të familjes mbretërore.
Kësisoj, në një nga skenat e xhirimeve, aktorja Elizabeth Debicki, e cila luan në rolin e Princeshës Diana, është detyruar të shtrihej brenda një arkivoli, vetëm që ndjekësit e serialit ta shihnin “princeshën e vdekur në arkivolin e hapur”, shkruan The Sun.
Disa prej shikuesve të skenave dhe anëtarëve të ekipit duket të jenë tmerruar nga skenari i rëndë i këtij prodhimi kinematografik.
“Ata në fakt e bënë Elizabetën të shtrihej në një arkivol dhe të luante rolin si Princesha Diana e vdekur. Shikuesit do të shohin një prift francez që administron ritet e fundit për Dianën pasi ajo shpallet e vdekur”, tha një prej personave pjesëmarrës në xhirimet e serialit.
Ndërsa, një tjetër shtoi se – “Princat William dhe Harry nuk e panë kurrë nënën e tyre të vdekur në një arkivol dhe ata nuk duhet ta shikojnë këtë. As publiku britanik”