MENU
klinika

Kufizohet puna dhe dalja e të moshuarve

Gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut për shkak të ndotjes së ajrit

25.12.2022 - 21:16

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin Shkup dhe tre qytete të tjera me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga nivelet shumë të larta të ndotjes së ajrit, raportoi AP.

Asnjë ngjarje sportive nuk u zhvillua sot dhe as nuk do të mbahet për sa kohë që nivelet e ndotjes janë të larta dhe aktivitetet në natyrë janë pezulluar.

Duke filluar nga nesër, puna do të kufizohet në gjashtë orë, nga ora 11:00 deri në 17:00. Qeveria u ka rekomanduar kompanive që gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të kenë pushim për aq kohë sa zgjat ndotja.

Qeveria do të përgjysmojë përdorimin e automjeteve të saj dhe zyrtarët shëndetësorë duhet të përpiqen të gjejnë strehim për të pastrehët dhe të rrisin vizitat në shtëpi nga mjekët për të sëmurët kronikë.