MENU
klinika

Reagimi i Fotini Vakit

Deputetja greke: Vrasja e shqiptarit në Korfuz, një krim racist

05.12.2018 - 15:06

Zëdhënësja e grupit parlamentar të SYRIZA dhe deputetja e zonës së Korfuzit Fotini Vaki ka dënuar vrasjen e shqiptarit Petrit Zifle në Korfuz.

“Është padyshim një krim me një karakter shumë te theksuar racist,” tha deputetja në radion e Agjencisë Zyrtare te Lajmeve ANA-MPA duke iu referuar vrasjes se një punëtari shqiptar në Dragotena Lefkimi ku autori i krimit ishte përfaqësuesi zgjedhor i Agimit të Artë ne zgjedhjet e fundit.

“Një tjetër emigrant bëhet viktimë e racizmit. Një klimë e tillë shkaktoi incidente raciste dhe ksenofobe, ku koka turku u bënë emigrantët. Fatkeqesisht aty u krijuan temperaturat e duhura për të ngrohur dhe lindur vezët e gjarpërit, u gjet vend i përshtatshëm që të shfaqeshin trashëgimtarët ideologjike të nazizmit, sepse autori ishte përfaqesues zgjedhor i Agimit te Arte në zgjedhjet e fundit” deklaroi Zonja Vaki.

Ajo tha se këtë vrasje e vendos në klimën e ditës, sepse rasti ishte një mosmarrëveshje verbale në një kafene për çështjen e Maqedonisë.

Zëdhënësja e grupit parlamentar te SYRIZA-s u ka bërë thirrje të gjitha partive të izolojme fashizmin dhe jo thjesht të dënojme dhunën pasi përndryshe do të këtë edhe viktima të tjerë në të ardhmen.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”