MENU
klinika

“Më thanë bëje këtë dhe e bëra!”

Tea tregon të vërtetën e historisë së saj në “Për’Puthen”!

26.12.2022 - 12:56

Pas një edicioni mjaft të suksesshëm vitin e kaluar, mbrëmjen e djeshme ka nisur edicioni i dytë i një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, “Big Borther VIP”. Ky reality show do të me publikun për 100 ditë me plot surpriza, dramë, lojëra, të qeshura dhe lot.

Kujtojmë se  15 konkurrentë të famshëm janë bërë pjesë e spektaklit duke synuar finalen edhe çmimin e madh. Gara mes njëri-tjetrit është ndjerë që në natën e parë, ku disa banorë janë bërë pjesë e diskutimeve në lidhje me mënyrën e bashkëjetesës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm banorët pasi janë zgjuar kanë diskutuar me njëri-tjetrin në lidhje me ndarjen e të gjitha punëve të shtëpisë.

Para pak minutash në një diskutim mes Ronaldo Sharkës dhe Tea Trifonit, kjo e fundit është shprehur se do t’ia lejonte vetes të lidhej nëse do ta ndjete edhe brenda shtëpisë së “BBV”. Në vazhdim të diskutimit Ronaldo e ka pyetur “Po për lojë a do pranoje të lidheshe” dhe Tea iu përgjigj duke thënë se:

Tea: Për lojë? Jo, nuk e bëj më atë gjë unë. E kam ngrënë njëherë atë gjë.

Zhaklina: Pse atë e bëre për lojë?

Tea: Te “Për’Puthen”?

Zhaklina: Po. Nuk kishe asgjë me atë çunin?Apo bëre sikur kishe?

Ronaldo: Zemër më fal a dolën fotot?

Tea: Jo, s’kisha asgjë.

Zhaklina: Unë e mbaj mend që ndodhi diçka që ju bëtë sikur ishit ndarë apo jo?

Tea: Zemra, po flasim për njerëz të ndryshëm më duket. Historia që u shfaq në show ishte e gjitha show.

Zhaklina: A po, tani u kujtova unë që ti ishe me një show dhe pastaj..

Tea: Ne ishin miq, na ecte muhabeti shumë si miq, po kaq.

Më pas Tea ka vijuar diskutimin duke thënë se:

Isha shumë e re dhe nuk e kuptoja, nuk kisha fare eksperiencë mediatike, nuk e kisha idenë si funksiononte televizioni më thanë bëje këtë dhe e bëra. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Prapa shkëlqimit të instagramit

Realiteti i dhimbshëm i figurave publike

"Çdo dalje timen ja dedikoj ëngjëllit tim"

Humbi babain/ Moderatorja bën deklaratën e ndjerë

Veprimi i ish-banores së “BBV” i tha të gjitha!

Heidi Baçi konfirmon ndarjen nga Romeo Veshaj!