MENU
klinika

Chang Jung-Chung

Miliarderi 100 vjeç, çdo ditë shkon në punë!

05.12.2018 - 15:31

Chang Jung-Chung nga Singapori, 100 vjeç është miliarderi më i vjetër në botë, por pavarësisht këtij fakti, ai nuk ndalet për asnjë ditë, por vazhdon të punojë.

Në fillim të këtij viti, ai i dorëzoi poston e drejtorit ekzekutiv të kompanisë së tij të birit, por sërish është i angazhuar me punë. Në një intervistë për CNBC, 100-vjeçari u shpreh se e ka të pamundur të qëndrojë në shtëpi.

“Çdo ditë në ditarin tim shkruaj të gjithë aktivitetin ditor”, ka deklaruar Chang, duke shtuar se drejtorët e të gjitha departamenteve të kompanisë e vizitojnë çdo ditë.

Për të, kjo është mënyra më e mirë për të qenë aktiv dhe të ruaj kontaktet me kompaninë që e themeloi në vitin 1967.

Chang Jung-Chung
Miliarderi 100 vjeç

Nuk mund të qëndrojë i mbyllur në shtëpi”, ka deklaruar miliarderi më i vjetër në botë, duke shtuar se do të mërzitej shumë po ta bënte një gjë të tillë.