MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cila është mënyra më e mirë për të kontrolluar tensionin e gjakut?

27.12.2022 - 12:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cila është mënyra më e mirë për të kontrolluar tensionin e gjakut?

Mjeku:Mënyra më efikase për monitorimin e tensionit të gjakut është ta kontrolloni vetë. Hulumtuesit shkencorë britanikë rekrutuan rreth 1000 pacientë me hipertension, të cilët i ndanë në 3 grupe. Grupi i parë e monitoroi vetë tensionin e gjakut çdo ditë dhe muaj dhe pas një viti ia dërguan të dhënat mjekut. Grupi i dytë përdori një aplikacion në telefon, me anë të të cilit ia dërgonin të dhënat për tensionin e gjakut direkt mjekut. Grupi i tretë u përfshinë në “kujdesin e përditshëm”, ku iu matej tensioni i gjakut çdo ditë tek zyra e mjekut. Të dhënat e mbledhura u përdorën për të përcaktuar mjekimin.

Nivelet mesatare të tensionit sistolik për gjithë pacientët ishin rreth 153 në fillim të studimit. Nga fundi i muajit të 12, anëtarët e grupit të mbajtur nën kontroll kishin pësuar rënieve të niveleve të tensionit të gjakut mesatarisht me 140. Ndërsa grupi që monitorohej nëpërmjet aplikacionit në telefon dhe personat që e monitoronin vetë tensionin e gjakut kishin rënie të niveleve në 136 dhe 137, respektivisht. Autorët e studimit thonë se ulja e këtyre niveleve ndihmon në uljen e rrezikut për zhvillimin e goditjes në tru me 20% dhe sëmundjeve të arterieve koronare me 10%. Studimi është publikuar tek revista mjekësore Lancet.

“Njerëzit që e monitorojnë vetë tensionin e gjakut dhe i ndajnë analizat me mjekut mund ta mbajnë më në kontroll sëmundjen”, thotë drejtuesit i studimit,  dr. Richard J. McManus, profesor tek Universiteti i Oksfordit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN